Foto-ilustrim

Vetëdorëzohet pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Dje është vetëdorëzuar në polici i dyshuari për shkaktim të aksidentit me pasoja fatale në fshatin Leshak rrugës për Leposaviç.

Në raportin policor thuhet se i dyshuari pas vetëdorëzimit është arrestuar për aksidentin e shkaktuar më datë 17 prill.

Sipas Policisë, në lidhje më rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Goditet nga vetura, vdes një këmbësor në Leshak