Ilustrim

Vetëaksident në Han të Elezit, lëndohen dy persona

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore orët e para të mëngjesit të djeshëm pasi një veturë u vetëaksidentua.

Policia ka njoftuar se vozitësi i veturës, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin.

Së bashku me vozitësin ka qenë edhe një pasagjer të cilët kanë marrë lëndime trupore.

Të njëjtit sipas policisë janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente.