Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Vetë-dorëzohet pas dy javësh, i involvuari në therjen e tre personave në Mitrovicë

Më 7 qershor të këtij viti policia kishte njoftuar se në Mitrovicë dy persona ishin arrestuar pasi të njëjtit kishin sulmuar e therur tre persona të tjerë.

Të njëjtit kishin marrë menjëherë ndihëm e parë në Spitalin e Mitrovicës e më pas janë dërguar në QKUK.

Ngjarja kishte ndodhur më 7 qershor në orën 22:08.

Sot në raportin policor, është njoftuar se në lidhje me rastin paraprak gjatë ditës së djeshme është paraqitur në polici i dyshuari i cili ka qenë në arrati.

“I njëjti është arrestuar dhe  intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në ditën e raportimit të ngjarjes, në vendin e ngjarjes policia kishte gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast dhe një sasi e substancave narkotike të dyshuara si marihuanë.

Dy të dyshuarit tjerë pas intervistimit me vendim të prokurorit ishin dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.