Vetaksidentohet një veturë zyrtare në rrugën Prishtinë-Gjilan, tre të lënduar - PAMJE

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”- ka thënë ajo.

Në adresë të KALLXO.com një qytetar ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Në pamje shihet se automjeti i aksidentuar është një veturë zyrtare e shtetit të Kosovës me targa 4Z.