Foto: Ilustrim

Vetaksidentohet një person në Pejë, përfundoi në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident në Pejë, ku i dyshuari duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë ka kaluar mbi rreth rrotullim dhe është rrokullisur.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentit  lëndime kanë pësuar i dyshuari dhe dy persona tjerë që ishin pasagjerë në veturë.

“Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës ku edhe vazhdojnë trajtimin, ndërsa për shkak të natyrës së lëndimit i dyshuari është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, njofton Policia.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:00 në fshatin Pavlan të Pejës.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, thuhet në raportin policor.