
Vetaksidentohet një autobus në fshatin Shkrel të Rugovës, 17 persona të lënduar
17 persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku qe ka ndodhur në fshatin Shkrel të Rugovës, mëngjesin e datës 15.02.2025.
Në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.
Ai ka thënë se të njëjtit janë dërguar për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.
“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur si pasojë shtatëmbëdhjetë (17) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal”- tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Spitalin Rajonal të Pejës për të marrë më shumë informata për shëndetin e të lënduarve, por ende nuk kemi marrë përgjigje.