Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Vetaksidentohet motoçiklisti në Prizren

Në aksident trafiku me lëndime është raportuar se ka ndodhur dje rreth orës 11:00, në Prizren.

Në këtë aksident është përfshirë një motoçikletë e cila drejtohet nga i dyshuari.

Sipas policisë, derisa i dyshuar ishte duke drejtuar motoçikletën, dyshohet se nga pakujdesia është vetaksidentuar, dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti po vazhdon të trajtohet në spitalin rajonal të Prizrenit.