Policia/Ilustrim

Vetaksidentohet biçiklisti në Prizren

Një biçiklist është lënduar rëndë pasi është vetaksidentuar gjatë ditës së djeshme në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 11:30, i dyshuari për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore dhe sipas mjekut, i dyshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore, por gjendje e tij shëndetësore është stabile.

Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.