Ilustrim

Vetaksidenti me fatalitet në Rugovë, arrestohet i lënduari pasi deklaroi se nuk ishte vozitës i motoçikletës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar pas aksidentit me fatalitet që ndodhi të shtunën, më 03.08.2024 në Shtupeq të madh në Rugovё.

Sipas një njoftimi të Policisë, personi i arrestuar, i cili kishte pësuar lëndime në vetaksidentin e shkaktuar kishte deklaruar se vozitës i motoçikletës ka qenë viktima.

Mirëpo, Policia tha se pas hetimeve që janë ndërmarr është konstatuar se vozitës i motocikletës së vetaksidentuar ka qenë personi i lënduar dhe jo personi që ka vdekur.

Ky njoftim ka bërë të ditur se pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё shtetit është dërguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Aksidenti kishte ndodhut në 15:30h, Policia informatat i kishte marrë se në kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё motoçikletё 4-rrotёshe, nё tё cilёn ishin dy persona.

Policia tha se motoçikleta ishte rrokullisur dhe si pasojё njё person kishte vdekur në vendin e ngjarjes.

Vdekja ishte konfirmuar nga ekipi mjekёsor, ndёrsa personi tjetёr kishte pёsuar lëndime trupore.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor dhe Prokurori i shtetit, i cili ka urdhёruar qё trupi i viktimёs tё dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore nё Prishtinё pёr obduksion” – tha Policia.

Tutje u tha se fillimisht sipas deklarimit tё personit tё lënduar vozitёs ishte viktima e aksidentit, pas hetimit nga hetuesit, me datё 04.08.2024 gjatё intervistimit ёshtё konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar tani i dyshuar pёr kёtё aksident.

Policia jep detaje për vetëaksidentin me fatalitet në Shtupeq të Madh të Rugovës