
Vetaksident në udhëkryqin te Mensa e Studentëve - PAMJE
10.1.2023 - 10:24
Një veturë është vetaksidentuar pak çaste më parë në udhëkryqin tek Mensa e Studentëve në kryeqytet.
Në pamjet që në adresë të KALLXO.com i ka dërguar një lexues, shihet se një veturë është përplasur në shenjat e komunikacionit tek semaforët afër Mensës së Studentëve.
KALLXO.com dërgoi pyetje në Policinë e Kosovës për të konfirmuar nëse ka të lënduar, por ende nuk kemi pranuar përgjigje. Ndërkohë, në vendngjarje janë parë zjarrfikësit dhe njësitet e policisë.