Policia e Kosovës

Vetaksident në rrugën Prishtinë - Gjilan

Një vetaksident ka ndodhur në mëngjes në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Një veturë është rrotulluar por sipas Policisë nuk ka të lënduar. Si pasojë e këtij vetaksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 8:00.

“Rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale” – ka thënë Ahmeti.