Vetaksident në rrugën Pejë-Prishtinë

Sot në mesditë në rrugën Pejë-Prishtinë afër fshatit Bresje, është shkaktuar një vetaksident.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për KALLXO.com se vetaksidenti ka qenë me dëme materiale dhe lëndime trupore, ku ka qenë i përfshirë nje automjet.

Sipas tij, raportohet se nje person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.