Vetaksident në Prishtinë, vetura përfundon në pompë të derivateve

Një veturë ka përfunduar në një pompë të derivateve si pasojë e vetaksidentit në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Vozitësja e automjetit është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor, sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Informatën për aksidentin, Ahmeti tha se e kanë pranuar rreth orës 13:00, më 07.11.2024.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti” – shtoi ajo.