Vetaksident në Prishtinë, dy persona të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 13:00, në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”- ka thënë ajo.