Ilustrim - Policia në aksion

Vetaksident në Podujevë, lëndohet vozitësi i automjetit

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Si pasojë e aksidentit, vozitësi i automjetit ka mbetur i lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 08:15 është  raportuar për një vetaksident në fshatin Shakovicë komuna e Podujevës. Si pasojë e këtij vet aksidenti vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në përgjigjen e tij.

Sipas Borovcit, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë sjellë deri te ky vetaksident.