Vetaksident në Panorc të Malishevës, vdes 22-vjeçari
21.7.2023 - 19:20
Një vetëaksident ka ndodhur sot në Panorc të Malishevës, si pasojë e të cilit ka vdekur një 22-vjeçar.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili thotë se 22-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar.
“Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Për pasojë ngasësi (mashkull i lindur në vitin 2001) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Malishevë”- ka thënë Elezaj.
Sipas zëdhënësit të PK-së, rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.