Vetaksident në Novobërdë, vdes një person

Një person ka mbetur i vdekur pasditen e sotme në fshastin Parallovë të Novobërdës, si pasojë e një vetaksidenti.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, ku ka qenë i involvuar një kamion për transport të druve, i cili ka dalë nga rruga, deri më tash për shkaqe të panjohura për Policinë.

“Drejtuesi i mjetit shqiptar shtetas i Kosovës (1977) ka pësuar lëndime të rënda trupore i cili edhe përkundër ndihmës së mjekëve si pasoj e lëndimeve në vet aksident ka ndrru jetë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga ana e trafikut rajonal në Gjilan.