Foto: Ilustrim

Vetaksident në Nekoc të Drenasit, lëndohet shoferi

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Nekoc të Drenasit, rreth orës 8:30 të enjten, më 10.10.2024.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se për pasojë, vozitësi është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor

“Deri më tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësi  është lënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor” – tha ajo.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për rrethanat e aksidentit, shtoi Ahmeti.