Vetaksident në Kçiq, lëndohet shoferi
02.12.2024 - 11:39
Një shofer ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti të shkaktuar në Kçiq të Mitrovicës.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Vetaksident i shkaktuar në fshatin Kçiq të Mitrovicës, si pasojë lëndime ka pësuar sheferi i automjetit”- ka thënë Zahiti për KALLXO.com.
KALLXO.com raporton se vetura është rrokullisur dhe policia është në vendin e ngjarjes.