
Vetaksident në Istog, lëndohet një person
04.9.2023 - 12:20
Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Tomoc të Istogut.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30.
Gashi ka thënë se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.
Sipas të dhënave që janë marr nga spitali i Pejës, zëdhënësi tha se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.
Tutje ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësitet e nevojshme policore.