Vetaksident në Istog, lëndohen tre persona

Një vetaksident ka ndodhur paraditen e sotme në Istog.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, Fadil Gashi nga Policia e Kosovës, rajoni i Pejës.

“Sot rreth orës 10:30 ka ndodhur një vetaksident në Istog ku janë lënduar tre persona të cilët kanë pësu lëndime dhe janë dërgua për tretman mjekësor. Në vendngjarje janë dal Policia e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Ai ka konfirmuar se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.