Ilustrim

Vetaksident në Gjilan, tre të lënduar

Nga një vetaksident trafiku në fshatin Velekincë të Gjilanit dje janë lënduar tre persona.

Sipas Policisë, deri tek vetaksidenti ka ardhur nga pakujdesia e vozitësit.

Të lënduarit janë vozitësi dhe dy pasagjerë të tjerë.

Policia ka njoftuar se pas tretmanit mjekësor, vozitësi dhe një pasagjere janë liruar, ndërsa pasagjeri tjetër ka mbetur për tretman të mëtutjeshëm në Spital.

Vetaksidenti ka ndodhur në ora 01:20.