Vetaksident në Gjilan, drejtuesi humb kontrollin e motoçikletës dhe godet murin e një shtëpie

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Gjilan, shtetas i Gjermanisë, nën dyshimin se deri sa ishte duke e drejtuar motoçikletën pa targa, kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe  kishte goditur murin e një shtëpie.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kishte pësuar i dyshuari dhe pasagjeri, dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Sipas Policisë, i dyshuari pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar, kurse pasagjeri mbetet për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.