Ilustrim

Vetaksident në Gjakovë, vdes një grua

Një grua ka vdekur dhe dy persona tjerë janë lënduar në vetaksidentin e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Bishtazhin të Gjakovës, njofton Policia e Kosovës.

“Sipas raportit mjekësor, dyshohet se gruaja ka vdekur nga një atak kardiak” njofton Policia.

Në njoftimin e policisë thuhet se me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Ndërsa nga dy të lënduarit tjerë, njëri është ndaluar për tretman mjekësor e tjetri është liruar në shtëpi.