Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Vetaksident në Deçan, lëndohet një person

Një vetaksident me makinë ka ndodhur në Deçan të hënën në orët e hershme të mëngjesit.

Si pasojë, një person ka pësuar lëndime trupore më pas i njëjti është dërguar në Spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ngjarja, sipas tij ka ndodhur në ora 05:35.

“Sot rreth orës 05:35, Policia është informuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në qendër të Deçanit, si pasojë e këtij vetaksidenti një person ka pësuar lëndime trupore, i njejti është dërguar në Spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”- bën të ditur Rogova.