Vetaksidenti 2 qershor 2023

Vetaksident në Balincë të Malishevës, një i lënduar

Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 10:40 në fshatin Balincë në Malishevë.

Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 10:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Balincë-Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vetaksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale, ngasësi (mashkull i moshës madhore) ka pësuar lëndime trupore”- ka thënë Elezaj.

Në adresë të KALLXO.com, një qytetarë ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes: