Ilustrim

Vetaksident në autostradën 'Ibrahim Rugova', një i vdekur dhe katër të plagosur

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar në një vetaksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, drejtimi Vërmicë – Gjurgjicë.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë – Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, zëdhënësi potencoi se policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vendin e ngjarjes.