
Vetaksident me fatalitet në rrugën Prishtinë- Ferizaj, vdes 36 vjeçari
Një person ka vdekur orët e hershme të mëngjesit të sotëm pasi nuk arriti tu bëj ballë lëndimeve të marra në një vetaksident.
Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Ferizaj.
Një veturë është përfshirë në vetaksident ndërsa në veturë kanë qenë dy persona.
Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Florie Ahmeti tha për KALLXO.com se rasti ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit.
Viktima sipas Ahmetit është 36 vjeçari me inicialet A.Q. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë i viktimës me rekomandim të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që lënduari i dytë është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vet aksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut.