Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vetaksident, lëndohen pesë persona - FOTO

Një veturë është aksidentuar edhe si pasojë ka dal nga rruga në Fshatin Raskovë të Komunës së Obiliqit.

Në foton e dërguar në KALLXO.com nga një kallxues, shihet se si vetura ka dalur nga rruga dhe ka përfunduar në rrethoja.

Kallxo.com ka kontaktuar Flora Ahmetin, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës për të marr detaje lidhur me rastin.

“Dje  rreth orës 16:30 në fshatin Raskovë të Obiliqit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë  një veturë”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com

Sipas saj në këtë aksident janë lënduar pesë persona të cilët kanë kërkuar ndihmën e mjekut.

“Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti për KALLXO.com

Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.