Foto: Ilustrim

Vet-aksident në Skenderaj, lëndohen katër persona

Katër persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj- Vushtrri.

E përfshirë në aksident ka qenë vetëm vetura në të cilën gjendeshin katër të lënduarit.

Policia ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar me emergjencë në Vushtrri ndërsa më pas janë transferuar në QKUK dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Me vendim të këtij të fundit rasti është dërguar në procedurë të rregullt.