Termocentral, Obiliq, KEK

Vështirësitë me kthimin e njësisë B1 në operim, KEK del me sqarim 

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një komunikate, kanë njoftuar se kthimi njësia B1 e termocentrali “Kosova B”  ka shkaktuar emetime më të theksuara nga data 18.08.2024 deri më 03.09.3034, por se sipas tyre tanimë kjo është sanuar.

Sipas KEK-ut kjo ka ndodhur kryesisht për shkak se termocentrali “Kosova B” operon  me pajisje dhe komponentë të elektrofiletrave si ato mekanike dhe elektrike, me vjetërsi mbi 40 vjeçare.

 

“Për më tepër, jemi duke i koordinuar veprimet me zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë për fillimin e implementimit të projektit të elektrofiltrave ne dy njësit e prodhimit (B-1 dhe B-2), kur edhe pritet që TC Kosova B të operojë në përputhje të plotë me direktivat e BE sa i përket emetimeve”-  thuhet në komunikatën e tyre të lëshuar sot më 05.09.2024.