Foto: Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës/Facebook

Veshka në formë patkoi, për herë të parë në QKUK kryhet operacioni i rrallë

Për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është kryer një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm.

Kirurgët vaskularë kanë operuar një paciente të moshës 65 vjeçare me aneurizëm të Aortës Abdominale dhe me Ren Arkuata, ose siç njihet ndryshe veshka në formë të patkoit.

Raste të tilla të veshkës në formë të patkoit, sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, janë shumë të rralla.

Në njoftimin e ShSKUK-së është thënë se ndodh vetëm në 0.12 për qind të rasteve në botë.

Tutje është treguar se pacientja ka pasur një trajtim disa ditor në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare dhe më pas është liruar për në shtëpi me gjendje stabile shëndetësore.