Veshja e gruas Hasjane. Foto: Facebook/ Muzeu Etnologjik

Veshja e Gruas Hasjane i dhurohet Muzeut Etnologjik

Muzeu Etnologjik në Prishtinë është bërë sot me një artefakt të ri, ‘Veshja e Gruas Hasjane”, punuar nga gratë e Hasit.

Kjo veshje me vlerta të veçanta etnologjike, i është dhuruar këtij muzeu nga Gentione Gigollaj – Shala.

Veshja i takon pjesës së dytë të shekullit XX-të.

“Falënderojmë dhe përgëzojmë znj. Gentione Gigollaj – Shala, për punën e bërë dhe projektin e realizuar me dhurimin e ‘Veshjes së Gruas Hasjane’  në Muzeun Etnologjik. Veshja i takon pjesës së dytë të shekullit XX-të. Me këtë veshje pasurohet fondi i veshjeve popullore në veçanti dhe i muzeut në përgjithësi. Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thuhet në faqen zyrtare të etnologjikut në Facebook.

Muzeu Etnologjik në Prishtinë, ruan dhe promovon thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë etnologjike në vend.

Gentione Gigollja- Shala. Foto: Facebook/ Muzeu Etnologjik

 

Veshja e Gruas Hasjane. Foto: Facebook/ Muzeu Etnologjik