Veseli: Zgjedhjet, vendimtare për marrëdhëniet me partneret ndërkombëtarë

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës,  Kadri Veseli ka takuar ndaras gjatë ditës së sotme ambasadorin britanik Ruari O’Connell dhe ambasadoren kroate Marija Kapitanoviq.

Veseli ka shkuar në facebook se mëngjesin e sotshëm e ka kaluar  me disa miq ambasadorë që po përfundojnë mandatin e tyre në Kosovë.

Gjatë këtij takimi ambasadorit britanik, Ruairí O’Connell dhe ambasadores kroate, Marija Kapitanoviq, Veseli u ka shprehur  mirënjohjen për kontributin e dhënë gjatë kohës që kanë shërbyer në Kosovë duke u uruar  punë të mbarë në detyrat e tyre të ardhshme.

“Kosova e arriti pavarësinë e saj fal luftës së guximshme të UÇK-së nga njëra anë dhe duke ndërtuar një koalicion të fuqishëm me partnerët ndërkombëtarë nga ana tjetër. Një nga temat për të cilat qytetarët do të duhet të vendosin në zgjedhjet e ardhshme është nëse Kosova do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet e saj të veçanta me aleatët tanë apo do t’i trajtojë partnerët tanë si të ishin armiq dhe të përpiqet të mbijetojë e vetmuar”, ka shkruar Veseli.

Më tej ai shton se gjithmonë ka besuar në partneritet dhe se për të pasur sukses dhe prosperitet, duhet të ruajtur marrëdhëniet speciale që janë ndërtuar me SHBA-të dhe BE-në.

“Unë jam i bindur se duke dëmtuar këtë lidhje dëmtohet Kosova, prandaj ne nuk duhet ta lejojmë që të ndodh kjo gjë”, ka shkruar Veseli në Facebook.