Veseli uron Kurban Bajramin: "Ta shtojmë respektin ndaj grave"

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës.

Ai ka uruar Kurban Bajramin duke uruar paqe dhe mëshirë.

Ai ka shtuar se uron rritje të respektit dhe kujdesit sidomos për gratë.

” Uroj që kjo festë të na frymëzojë të gjithëve, që të shtojmë respektin tolerancën, miqësinë dhe kujdesin, sidomos për gratë, të moshuarit, fëmijët dhe ata që kanë më së shumti nevojë, të varfërit. Në çdo takim që kam me personalitete të vendeve të perëndimit, unë krenohem me traditën tonë fetare të karakterizuar nga toleranca mes besimeve të ndryshme dhe theksoj se modeli ynë i bashkëjetesës është një vlerë e shtuar që Kosova i jep kulturës evropiane”, tha ai.

Javën e kaluar, një grua mbeti e vrarë me 15 plumba nga bashkëshorti i saj në Prizren.

(FOTO) Vendi ku ndodhi vrasja në Prizren