Veseli: Qeveria Hoti do të kolapsojë shumë shpejt

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti do të kolapsojë shumë shpejt.

“Kjo Qeveri do të kolapsojë shumë shpejt”, tha Veseli në TV Klan Kosova.

Kreu i PDK-së tha se do të punojnë që të shkohet sa më shpejt në zgjedhje të reja.

Avdullah Hoti është zgjedhur kryeministër i Kosovës dje me votat e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sot ishte dita e parë e punës e Qeverisë Hoti.

LDK ka lidhur koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe dhe disa deputetë të pakicave të tjera.

LDK ishte në koalicion qeveritar me LVV-në por Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti u rrëzua pas një mocioni mosbesimi të iniciuar nga partneri i koalicionit.