Veseli: Punoj përditë që zgjedhje të ketë sa më shpejt

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se zgjedhje në Kosovë mund të ketë para dymbëdhjetë muajve.

Veseli ka folur kështu në “Debat” te RTK.

“Unë kam folur për dymbëdhjetë muaj, por zgjedhjet mund të ndodhin edhe më shpejt. Unë punoj përditë që zgjedhje të ketë sa më shpejt, por nuk mund të bëhen në moment joadekuat”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, PDK-ja do të fitojë zgjedhjet./RTK