Veseli premton barnat falas për pensionistët me sëmundje kronike

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës ka premtuar barna falas për të gjithe person mbi moshën 65 vjeçare, të cilët kanë sëmundje kronike.

Veseli përmes një postimi në facebook ka thënë se është obligim i tyre që të kujdesën që të gjithë të moshuarit të kalojnë një pleqëri sa më të qetë.

“Prandaj në qeverinë time, çdo i moshuar mbi 65 vjeç do t’i marrë falas barnat për sëmundje kronike, sepse vetëm kështu ua kthejmë dinjitetin dhe respektin që meritojnë”, ka shkruar Veseli në postimin e tij në facebook.

Ai tutje ka premtuar se Brenda tetë muajve do të bëjë edhe sigurimet shëndetësore.

“Brenda tetë muajve të parë të qeverisjes sime do të jetësohen edhe sigurimet shëndetësore, duke garantuar kështu shërbime cilësore shëndetësore për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Veseli.