Ilustrim

Veseli mirëpret marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka mirëpritur marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd.

Veseli përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se Kosova e di që është në rrugën e duhur kur e di që ka mbështetjen e ShBA-së.

Veseli ka falënderuar edhe presidentin Trump për kujdesin ndaj Kosovës.

“I jemi mirënjohës presidentit Trump për vëmendjen dhe kujdesin e vazhdueshëm që ai tregon ndaj Kosovës. Ne e dimë që jemi në rrugën e duhur në çdo proces kur kemi mbështetjen e SHBA-ve. Shumë faleminderit ambasadorit Rrichard Grenell dhe këshilltarit të sigurisë Robert O’Brien për rolin vendimtar”, ka shkruar Veseli.

Sot, Këshilli Kombëtar për Siguri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka quajtur historike arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore Prishtinë- Beograd.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është gëzuar reagimit të homologut të tij amerikan, Donald Trump për linjën ajrore Prishtinë – Beograd.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka mirëpritur hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd e gjithashtu edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Linjë ajrore Prishtinë – Beograd?