Veseli i referohet si “vrasja e Astrit Deharit”

Kreu i Partisë Demokratike në Kosovës, Kadri Veseli, sot në foltoren e Kuvendit të Kosovës ju ka referuar si vrasja e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Veseli ka thënë se ky si opozitarë do të kërkojnë përgjegjësi për temat më ndjeshme të Kosovës që nga paslufta, duke përfshi rastin e Astrit Deharit.

Do të flasim edhe për vrasjen e Astrit Deharit, me emrin e të cilit keni abuzuar dhe akuzuar çdo kundërshtar politik, përfshirë këta që i keni në koalicion”, ka thënë Veseli.

Veseli ka akuzuar Albin Kurtin se ka qenë në krye të organizatës Syri i Popullit, ndërsa ka thënë se koalicioni VV- LDK është koalicion ortakësh e jo  koalicion parimesh e programesh.

Prindërit e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari kanë shkuar në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin.

KALLXO.com ka realizuar fotografitë ku shihen Avni dhe Xhemile Dehari, në pjesën e mysafireve në sallën kryesore të legjislativit.

PDK-ja dhe LVV-ja janë përplasur shumë shpesh për rastin e Astrit Deharit.

Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, në mars të vitit 2018, kishte kërkuar kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë mocionin e interpelancës ku kërkohet shkarkimi i ministres Dhurata Hoxha, zyrtarëve policorë që kanë qenë përgjegjës atë ditë.

“Realizimi pa vonesa i hetimit të pavarur ndërkombëtar si dhe bashkëpunimi pa pengesa nga institucionet ligj zbatuese të institucioneve të Kosovës; Shkarkimi i menjëhershëm i zyrtarëve policor, përgjegjës për rastin në mënyrë që ti hapet rrugë hetimit të plotë dhe pa pengesa; Shkarkimi nga pozita e ministres në kabinetin qeveritar i zonjës Dhurata Hoxha, si ministre ndaj të cilës dështoj [përmbushja e detyrës zyrtare dhe pengesën në hetimet e pavarura”, ka lexuar Kurti kërkesat e partisë së tij në interpelancën e sotme.

Hoxha: Kam Urdhëruar Hetime për Vdekjen e Deharit

Jo Vetëm Fjalë në Interpelancën Për Astrit Deharin