Veseli i përgjigjet Ambasadorit Amerikan, Kurtin e quan gënjeshtar

Kreu i partisë më të madhe opozitare në vend, Kadri Veseli, i është përgjigjur Ambasadorit Amerikan në Berlin, Richard Grenell në lidhje me taksën 100% ndaj mallrave serbe.

Shefi i PDK-së e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gënjeshtar.

“Zotëri Ambasador, Albini është gënjeshtar. Propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019. Albini nuk e ka mbështetur dhe ka bërë fushatë kundër tij. Unë jam i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re për t’u marrë me këtë çështje pa një plan konkret, i cili e vendos interesin më të mirë të Kosovës në rend të parë”, ka shkruar Kadri Veseli në llogarinë e tij në Twitter.

Sot gjatë ditës, nëpërmjet Twiter, i dërguari special për bisedimet Kosovë-Serbe, Grenell i reagoi Kadri Veselit, rreth taksës ndaj mallrave serbe.

Grenell i thotë Veselit se Kurti ka të drejtë për heqjen e taksës