Foto: KALLXO.com

Veseli e Ismaili përfaqësojnë PDK-në në takimin me Thaçin

Kadri Veseli dhe Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës kanë hyrë në Presidencë të Kosovës, në takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, me liderë të partive politike.

Të dy zyrtarët e PDK-së nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim para gazetarëve.

PDK-ja në vazhdimësi ka deklaruar se nuk do të votojë për formimin e një qeverie të re dhe nuk do të jetë pjesë e saj.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe Isa Mustafa nga LDK-ja, Ramush Haradinaj nga AAK-ja, ndërkaq nga Lëvizja Vetëvendosje është parë ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Presidenti Thaçi sot i ka shkruar një letër liderit të LVV-së, Albin Kurti duke i thënë se nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për formimin e qeverisë së re.

Foto: KALLXO.com