Veseli: Do t’i rris pensionet e veteranëve të punësuar në sektorin publik e privat

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë premtimin e radhës.

Veseli ka shkruar në Facebook se ndër veprimet e para që do të marrë si kryeministër është rritja e pensioneve për veteranët në sektorin privat për 80 për qind, ndërsa në atë publik për 50 për qind.

“Në mandatin e ardhshëm, të gjithë veteranët e punësuar në sektorin privat do të paguhen me 80 për qind të pensionit të veteranit. Ndërsa, për ata që punojnë në sektorin publik, kjo pagë e veteranëve do të jetë 50 për qind e shumës që iu takon. Ky do të jetë një prej vendimeve të para të miat si kryeministër!”, ka shkruar Veseli.

Deri më tani, veteranët që kanë punuar me pagë nuk kanë marrë pensione.