Veseli akuzon Kurtin për udhëheqje të organizatës 'Syri i Popullit'

Kreu i Partisë Demokratike në Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se koalicioni VV- LDK është koalicion ortakësh e jo koalicion parimesh e programesh.

Veseli ka thënë se ky si opozitarë do të kërkojnë përgjegjësi për temat më ndjeshme të Kosovës që nga paslufta.

Veseli ka akuzuar Albin Kurtin se ka qenë në krye të organizatës Syri i Popullit.

“Partia Demokratike e Kosovës do të kërkojë përgjegjësi për temat më të ndjeshme të Kosovës, që nga paslufta. Do t’i hapim dhe diskutojmë këtu krejt marrëveshjet e arritura në dialog, për ta mësuar të vërtetën a ka tradhti a jo? Nëse ti shkon në dialog pa kërkuar falje Serbia, pa u kthyer eshtrat e secilit shqiptar, siç ke premtuar, a je tradhtar a jo?”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se është i gatshëm të flasë për temat e ndjeshme.

“Do të flasim për taksën e vendosur ndaj Serbisë. A do ta heqësh ti apo jo? Do të flasim për të gjitha pasurimet në Kosovë, privatizimet dhe tenderimet. Do të flasim për krimet e komunistëve jugosllavë mbi shqiptarët në Kosovë. Do të flasim edhe për vrasjen e Astrit Deharit, me emrin e të cilit keni abuzuar dhe akuzuar çdo kundërshtar politik, përfshirë këta që i keni në koalicion. Do të flasim edhe për UÇK-në, edhe për SHIK-un. Do të flasim edhe për sulmet terroriste të “Syrit të Popullit”, mbi individë, familje dhe institucione. Do të flasim për të gjitha që duhet, e mbi të gjitha edhe për vrasjet politike, me të cilat shpesh është abuzuar me tragjeditë e tyre në kohë fushatash. Do të flasim edhe për diçka tjetër, Albin. Para qytetarëve të Kosovës do të japësh përgjegjësi si kreu i organizatës terroriste Syri i Popullit”, ka thënë Veseli.

Kjo nuk është hera e parë që Veseli e lidh Kurtin me Organizatën “Syri i Popullit”. Pas një ndërlidhje të tillë, Kurti kishte ushtruar kallëzim penal ndaj Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.

Kurti flet për akuzat e Thaçit në rastin ‘Syri i Popullit’

Kurti flet për akuzat e Thaçit në rastin ‘Syri i Popullit’

Sylë Hoxha: Prokuroria po analizon deklaratat e Thaçit e Veselit për Albin Kurtin