Vërshohet Venecia pas goditjes nga batica

Venecia është goditur nga batica më e madhe në më shumë se 50 vjet, duke shkaktuar vërshimet e dyta më të mëdha ndonjëherë në këtë qytet, raporton REL.

Autoritetet kanë thënë se 90 për qind e qytetit është vërshuar, të cilat më pas janë detyruar të shpallin alarm për ushqim.

Guvernatori i rajonit Veneto, Luca Zaia, ka thënë se një person ka vdekur, ndonëse ende nuk janë bërë të ditura shkaqet.

Mediat italiane kanë raportuar se një 78-vjeçar ka vdekur si pasojë e një shoku elektrik, pasi ujërat kanë hyrë në shtëpinë e tij.

Bazilika e famshme, Shën Marku po ashtu është vërshuar, duke rritur shqetësimet për dëme të mozaikëve dhe veprave tjera të artit.