Foto: Komuna e Shtimes/Facebook

Vërshimet në Shtime, situata është emergjente - FOTO

Për shkak të situatës së krijuar nga vërshimet dhe përmbytjet në komunën e Shtimes, kryetari i Komunës, Naim Ismajli ka ngritur Nivelin e Parë për Mobilizim dhe Gatishmërinë Emergjente.

Sipas Komunës, situatë më e rëndë paraqitet në fshatrat e rrafshit të komunës së Shtimes siç janë: Rashinca, Gjyrkoci, Vojnoci etj.

“Policia e Kosovës, Njësiti i Zjarrëfikësve dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike si dhe kompania e kontraktuar për mirëmbajtje nga Komuna janë në teren duke menjanuar gjendjen e krijuar pas të reshurave”, thuhet në njoftimin e Komunës së Shtimes.

Foto: Komuna e Shtimes/Facebook
Foto: Komuna e Shtimes/Facebook
Foto: Komuna e Shtimes/Facebook
Foto: Komuna e Shtimes/Facebook