
Policia ndihmon fëmijët në Podujevë pas reshjeve. Foto: KALLXO.com
Vërshimet në Podujevë, Policia u del në ndihmë qytetarëve
Reshjet e shiut kanë prekur edhe disa zona të Podujevës.
Ekipe të Policisë së Kosovës kanë dalë në terren dhe janë duke ndihmuar qytetarët e kësaj komune.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se janë katër fshatra që janë prekur nga vërshimet: Gllamnik, Peran, Bajqinë e Letanc.
KALLXO.com ka siguruar disa fotografi ku shihen zyrtarë policorë duke ndihmuar disa fëmijë në këto zona të Podujevës.
Vërshimet kanë prekur disa komuna, përfshirë këtu Pejën, Skenderajn, Drenasin, Mitrovicën e të tjera, ku disa prej tyre edhe kanë shpallur edhe gjendje emergjente.
Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se kanë ngritur gatishmërinë shtetërore me rastin e vëshimeve që kanë ndodhur sot.
Përmes një komunikate për media është njoftuar se Agjencioni i Menaxhimit Emergjent në kuadër të MPB-së në koordinim me Iinstituin Hidrometorologjik të Kosovës ka marrë të gjitha masat e nevojshme duke ngritur nivelin e gatishmërisë në të gjitha komunat.