Foto: Facebook/ Arta Vokshi Nallbani

Vërshimet në Pejë, drejtoresha e Urbanizmit kërkon ndihmën e FSK-së, qytetarëve dhe bizneseve

Drejtoresha e Planifikimit, Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Pejë, Arta Vokshi Nallbani, ka kërkuar ndihmë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, bizneset dhe qytetarët pas gjendjes së krijuar pas reshjeve të shiut.

“Bëj thirrje që të gjithë qytetarët, bizneset dhe po ashtu FSK të tregojë gatishmëri me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën dhe përgjegjësinë ligjore t’u dalë në ndihmë qytetarëve në këtë gjendje emergjente” – ka thënë Vokshi Nallbani.

Tutje, drejtoresha ka thënë se qyteti i Pejës po vazhdon të goditet nga reshjet e shumta të shiut, ku si pasojë shumë rrugë e lagje kanë pësuar vërshime e shumë trotuare buzë Lumëbardhit janë shembur.