Vërshimet në Istog, nesër ndërpritet mësimi në disa shkolla

Situata e vërshimeve në Istog si pasojë e reshjeve të shiut, ka bërë që nesër të ndërpritet mësmi në disa shkolla të kësaj komune.

Në një njoftim nga Komuna e Istogut, bëhet e ditur se si pasojë e reshjeve të mëdha është vështirësuar qarkullimi dhe për shkak të rrezikut që paraqet kalimi i nxënësve në rrugë, ndërprehet mësimi për ditën e nesërme në disa shkolla.

“Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe ju prindër pas reshjeve të mëdha të shiut në Komunën e Istogut, është vështirësuar qarkullimi dhe për shkak të rrezikut që paraqet kalimi i nxënësve në ato rrugë ndërprehët mësimi për ditën e nesërme me 21.11.2022 në këto shkolla: Gjimnazi “Haxhi Zeka” Istog, SHFMU “Bajram Curri” në Istog, Kopshti i Fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Istog dhe SHFMU “Ndre Mjeda” në Rakosh”- ka njoftuar Komuna e Istogut.

Më tej, në njoftim bëhet e ditur se në shkollat e tjera mësimi do të zhvillohet normalisht.

KALLXO.com sot gjatë ditës ka raportuar për vërshime në komuna si Skenderaj, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Pejë e Deçan.