Vërshimet në Gjilan, aktivizohet shtabi emergjent

Një rrebesh shiu dhe breshëri përfshiu sot qytetin e Gjilanit, ku pati përmbytje të rrugëve ndërsa uji depërtoi edhe në disa lokale.

Deri më tani, sipas një njoftimi të Komunës së Gjilanit, 52 kërkesa janë adresuar nga qytetarët për ndihmë. Për këtë, i pari i komunës, Lutfi Haziri ka aktivizuar edhe shtabin emergjent.

“Pas reshteve të mëdha të shiut në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka aktivizuar shtabin e emergjencave civile, të cilët aktualisht janë në terren për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve. Deri tani, kanë qenë 52 kërkesa të qytetarëve për ndihmë, kryesisht nga drejtuesit e automjeteve në komunikacion, derisa një familje është evakuuar nga shtëpia, në lagjen Deremahallë”, thuhet në njoftim.

Haziri ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kohës së reshjeve të mos qarkullojnë me vetura, derisa të gjithë qytetarët që kanë probleme eventuale me vërshimet, të lajmërohen në numrat emergjentë: 112 dhe 193, në mënyrë që ekipet komunale të intervenojnë.

Vërshime në Gjilan, uji depërton edhe në lokale (VIDEO)

www.kallxo.com